ABAZOVIQ: SHFUQIZOHET DEKRETI PËR NDARJEN E BANESAVE, DO TË BËJMË GJITHÇKA PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT

Qeveria po bën gjithçka që mundet për ta bërë më të lehtë për qytetarët kur bëhet fjalë për çmimet e karburanteve, por nuk mund ta ndalojë luftën në Ukrainë, tha kryeministri Dritan Abazoviq.  Ai ka paralajmëruar edhe shfuqizimin e dekretit për ndarjen e banesave për zyrtarët në seancën e ardhshme të Qeverisë së Malit të Zi. Ai ka thënë se shqetësimi më i madh i Qeverisë është se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, sepse jo vetëm se do të kemi krizë energjetike, por edhe ushqimore. “Vendet serioze po e konsiderojnë seriozisht krizën e afërt. Ne do t’i marrim të gjitha masat dhe i kemi marrë dhe tashmë kemi pasur një iniciativë lidhur me politikën e akcizës”, tha Abazoviq. Qytetarët të kursejnë energjinë elektrike dhe karburantin. “Kërkoj nga qytetarët që të punojnë në kursimin e energjisë elektrike dhe karburantit.  Qytetarët ndërkohë që është një kohë e mirë për t’iu përshtatur ndoshta më shumë stileve të shëndetshme të jetesës. Ky nuk është një apel për të ndryshuar zakonet, por çdo gjë në botë po përballet me një vit të vështirë dhe nuk do ta anashkalojë as Malin e Zi”, tha Abazoviq. Ai beson se me një politikë të mirë dhe të zgjuar dhe bashkëpunim rajonal, si në kohën e koronavirusit, kjo situatë do të mund të tejkalohej në mënyrën më të mirë. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha sot se çështja e nënshkrimit të marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) do të përfundojë së shpejti. Qëllimi i Qeverisë, siç tha ai, është të sigurojë konsensus sa më të gjerë për marrëveshjen bazë. “Kushdo që mund të ndihmojë në përmirësimin e tekstit (marrëveshjes bazë) është i mirëseardhun. Ne do ta përfundojmë këtë çështje shumë shpejt në mënyrën e parashikuar me Kushtetutë dhe ligje dhe shpresojmë që (marrëveshja bazë) të pranohet në një konsensus më të gjerë. Ne po vazhdojmë, na presin obligime të tjera…”, tha ai në një konferencë për shtyp. 

SHARE