HAN BEÇIQIT DHE ABAZOVIQIT: PLANI ËSHTË NË INTERES TË QYTETARËVE TË MALIT TË ZI

Të gjitha subjektet politike në institucionet demokratike duhet të angazhohen në një debatë konstruktive dhe debati duhet të zhvillohet në parlament, tha komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn gjatë takimit me liderët e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura, Alleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq.

Beçiq dhe Abazoviq, me ftesë të Komisionarit Han në Bruksel, paraqitën Planin e Reformës Zgjedhore, e cila më parë ishte mirëpritur nga Komisioni Evropian, kumtuan nga këto parti politike. Ata i dorëzuan komisionarit Han detaje të elaborimit të planit të reformës zgjedhore prej 35 faqesh dhe siç thuhet në kumtesë, shprehën gatishmërinë që edhe me përkrahjen e Bashkimit Evropian në trupin punues “ad hoc” të luftojnë  për implementimin konsekuent të zgjidhjeve të propozuara.

Beçiq i tha komisionarit Han, që ndryshe nga Gjukanoviq, i cili po dërgon mesazhe euroskeptike këto ditë dhe po dërgon shenja të mprehta në Bruksel dhe po shpall një  drejtim të ri të politikës së jashtme, për kush e din  të cilën herë me radhë, njerëzit për shekullin 21 mendojnë se anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

Abazoviq gjithashtu vuri në dukje se Mali i Zi më në fund ka një alternativë të besueshme pro-evropiane në opozitë dhe falënderoi Komisionarin Han për faktin se dyert e Komisionit Evropian janë të hapura për të gjitha forcat pro-evropiane.

Han përshëndeti Planin e Demokratëve dhe URA, sepse, siç theksoi ai, mendon se është në pyetje një dokument përmbajtës, i cili paraqet çështje specifike për shqyrtim në këto negociata.

“Reforma në fushën e sundimit të ligjit është e rëndësishme në procesin e integrimeve dhe mund të them se e kemi ndjerë ” ngadalësimin “në këtë fushë kur bëhet fjalë për procesin e negociatave dhe proceseve në Mal të Zi,  në përgjithësi. Unë  i gëzohem implementimit të këtij Planit dhe ju premtoj se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ju mbështesin në këtë proces.  Ky është vetëm fillimi i rrugës, e cila nuk është e shkurtër, e cila do të kërkojë kohë, por nëse ekziston angazhimi dhe këmbëngulja, shumë gjëra mund të arrihen. Plani është në interes të qytetarëve të Malit të Zi dhe është i rëndësishëm për standardet më të mira të qytetarëve të cilët mund të arrihen vetëm me një perspektivë evropiane. Ju uroj fat në të gjitha përpjekjet “, deklaroi Komisionari Han.

SHARE