POLICIA NË MAL TË ZI: KONTROLLE TË SHTUARA DHE BLLOKIME TË MUNDSHME TË TRAFIKUT GJATË DITËS SË PAVARËSISË

Foto: Drejtoria e Policisë / Uprava policije

Policia e Malit të Zi, me rastin e Ditës së Pavarësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që festat t’i kalojnë me përgjegjësi, dinjitet dhe kujdes për sigurinë personale dhe të të tjerëve.

Autoritetet theksojnë veçanërisht që të shmanget konsumimi i tepruar i alkoolit dhe çdo sjellje e rrezikshme në trafik apo në tubime publike, pasi mund të sjellë pasoja të padëshiruara.

Policia njofton se gjatë ditëve festive do të ketë kontrolle të shtuara në trafik, përfshirë përdorimin e mjeteve për kapjen dhe regjistrimin e shkeljeve në lëvizje.

Gjithashtu, në rrugët kryesore pritet ngarkesë më e madhe dhe mund të ketë vonesa, bllokime të përkohshme dhe devijime të qarkullimit.

Për më tepër, më 21 maj 2026, në disa zona të Podgoricës, Cetinës dhe në rrugën Nikshiq–Grahovë, mund të ketë kufizime ose ndalime të plota të trafikut për shkak të masave të sigurisë dhe tubimeve publike.

Policia thekson se do të ketë prani të shtuar në terren dhe do të marrë të gjitha masat për ruajtjen e rendit publik, sigurisë së qytetarëve dhe turistëve gjatë festave.

SHARE