21 DHE 22 MAJI DITË PUSHIMI ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË MALIT TË ZI

Foto: Shutterstock

Në Mal të Zi, ditë pushim me rastin e Ditës së Pavarësisë janë e enjtja 21 maj dhe e premtja 22 maj.

Sipas Ligjit për festat shtetërore dhe të tjera, 21 maji – Dita e Pavarësisë – festohet më 21 dhe 22 maj.

Institucionet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara që gjatë ditëve të festës të sigurojnë vazhdimësinë e shërbimeve, në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja të dëmshme për qytetarët apo shtetin.

SHARE