SPAJIQ: DO TA NDIHMOJMË UNIVERZITETIN E MALIT TË ZI QË TË JETË NË LISTËN E INSTITUCIONEVE MË PRESTIGJIOZE

Më shumë se 50 studentë master dhe doktorantë të shkollës „Harvard Kennedy“ vizituan Malin e Zi.

„Në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në Univerzitetin e Malit të Zi, ata përcollën përvojat dhe pikëpamjet e tyre në fushën e administratës publike, financave dhe ekonomisë,“ shkruan në rrjetin X kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.

“Me ndihmën e miqve tanë amerikanë nga „Harvard Kennedy“, ne do të ndihmojmë Universitetin e Malit të Zi që të rrisë më tej cilësinë e studimeve dhe të jetë në listën e institucioneve më prestigjioze të arsimit të lartë”, theksoi Spajiq.

SHARE