NË MAL TË ZI VETËM NJË PACIENT ME KORONAVIRUS

Që prej rezultateve të fundit, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi kanë përfunduar analizën e 164 mostrave si pjesë e testeve për infeksion me koronavirusin e ri.

Në bazë të rezultateve, u përcaktua se janë shëruar dy persona, kështu që numri i të sëmurëve aktualisht është një, në Guci.

Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar gjithsej 324 pacientë, ndërsa 314 janë shëruar.

SHARE