SPAJIQ: VENDIMI PËR ULJEN E AKCIZËS PËR KARBURANTET DO TË ZGJATET

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se vendimi për uljen e akcizës për karburantet do të zgjatet.

Qeveria e Malit të Zi mori vendimin për të ulur akcizën me 50 përqind për eurodizelin dhe me 25 përqind për dy lloje benzinë më 20 mars dhe caktoi një afat deri më 21 prill.

“Vendimi për të ulur akcizën për karburantet do të zgjatet”, u tha Spajiq gazetarëve.

SHARE