Supë me Xhenxhefil dhe Karrota

Supa me xhenxhefil dhe karrota është një supë kremoze, plot shije dhe vlera të fuqishme për organizmin.

Xhinxheri, një bimë me fuqi të jashtëzakonshme mjekësore, i kombinuar në një me dy fuqitë e tjera medicinale të natyrës si hudhra dhe qepa, e shëndrron këtë recetë në mbrojtëse për organizmit.

Dhe nga ana tjetër, karroat sa do t’i shtojnë edhe më tepër vlera dhe ëmblësi të pakrahasueshme kësaj pjate.

Të gjithë përbërësit janë të nevojshëm kundër shumicës së infeksioneve bakteriale apo virozave si bronshiti dhe kolla. Ato ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.

Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe kërkon pak kohë për tu përgatitur! Të gjithë do ta pëlqejnë këtë supë të kadifenjtë.

Ndiqni më poshtë hapat e recetës që AgroWeb.org sugjeron për ju këtë herë.

Përbërësit

  • 1 qepë e verdhë
  • 4 gota karota të copëtuara
  • 1 ½ lugë gjelle rrënjë xhenxhefili
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 gota lëng perimesh ose ujë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 majë luge çaji kanellë
  • ½ lugë çaji kripë për shije
  • Erëza sipas dëshirës
  • ½ gotë me qumësht

Përgatitja

Filloni përagtitjen e kësaj recete duke bërë gati të gjithë përbërësit.

Prisni qepën në kubikë, qëroni dhe prisni karotat.

Më pas qëroni dhe grini xhenxherfilin dhe lëreni mënjanë.

Në një tenxhere të madhe, ngrohni vajin e ullirit mbi nxehtësinë mesatare.

Shtoni aty qepën dhe skuqeni për 5 minuta.

Pas kësaj kohe shtoni xhenxhefilin, karotat, lëngun e perimeve, hudhrën pluhur, kanellën dhe kripën dhe lërini të ziejnë.

Ziejini derisa karotat të zbuten, kjo mund të kërkojë rreth 15 deri në 20 minuta.

Kur karrotat të jenë zbutur, këtë masë kalojeni në një mikser.

Shtoni aty qumështin dhe përpunojeni derisa masa të jetë e butë dhe kremoze.

Shijoni erëza sipas dëshirës dhe në fund shijojeni atë të ngohtë./AgroWeb.org

SHARE