ABAZOVIQ: SEZONI I ARDHSHËM DO TË JETË REKORD

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, në seancën e Qeverisë tha se në Mal të Zi aktualisht po qëndrojnë gati 30 mijë turistë që është 50 për qind më shumë se viti rekord i 2019-ës.

“Mendoj se vetëm një mrekulli e madhe mund të kërcënojë që ky vit të mos jetë rekord, dhe u jam mirënjohës të gjithëve dhe u bëj thirrje të gjitha autoriteteve kompetente dhe industrisë së turizmit që të presin mysafirët sa më të përgatitur, sepse presim një vit që do të ketë rezultate të paharrueshme,” deklaroi Abazoviq në seancën e Qeverisë së Malit të Zi.

Shqekiq: Mali i Zi është përfshirë sërish në programin IPA8

Ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq tha se Mali i Zi është përfshirë sërish në programin IPA8 për periudhën 2023-2026, që, siç shpjegoi, nënkupton promovimin dhe mbështetjen e adoptimit të praktikave më të mira të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e shëndetit dhe sigurisë.

Buxheti i përgjithshëm i këtij programi është 1.5 milionë euro dhe përfitues janë Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

“Përmes kësaj perspektive financiare, është planifikuar të kryhen aktivitete për krijimin e një njësie kombëtare operacionale për drogat dhe një sistem kombëtar të paralajmërimit të hershëm për substancat e reja psikoaktive në secilin prej vendeve”, tha ministri.

SHARE