TRE PERSONA VDIQËN, 199 TË INFEKTUAR RISHTAS

Në Malin e Zi, në 24 orët e fundit, tre njerëz vdiqën nga efektet e virusit corona, ndërsa u regjistruan 199 raste të reja të infeksionit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Që nga rezultatet e djeshme, tre vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga komunat: Podgoricë (1), Danillovgrad (1) dhe Andrijevicë (1), nga të cilët më i riu ishte 40 vjeç dhe më i moshuar 87 vjeç. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 284 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 3,054.

SHARE