ABAZOVIQ – KOPRIVICA: INICIATIVË PËR HAPJEN E TEATRIT NË ULQIN

“Është dakorduar nisja e iniciativa për themelimin e teatrit në Ulqin, duke e rrumbulluar në mënyrën më të mirë aspektin kulturor të qytetit të Ulqinit”, njoftohet pas takimit të nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ekspertit të jashtëm për resorin e kulturës pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit Dragan Koprivica. Siç thuhet, takimi ishte mundësi që Abazoviqi dhe Koprivica të bisedojnë për gjendjen e gjetur në institucionet kulturore dhe prioritetet e punës në periudhën e ardhshme, në veçanti në kontekstin e krijimit të strategjisë kulturore në Mal të Zi. “Abazoviq falënderoi Koprivicen për propozimet konkrete të cilët do të përmirësojnë programin dhe përmbajtjen nga fusha e kulturës në komunën më jugore në Mal të Zi, qytetin me histori dhe traditë të pasur”, përfundohet në kumtesë.

SHARE