DUKAJ: RËNDËSIA E MBËSHTETJES SË OECD-së NË TEJKALIMIN E SFIDAVE NË PROCESIN E REFORMËS SË ADMINISTRATËS PUBLIKE

Drejtori për marrëdhënie dhe bashkëpunim global i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Andreas Schaal priti në takim ministrin e Administratës Publike, Marash Dukaj.

Në fillim, ministri Dukaj shprehu kënaqësinë për partneritetin dhe bashkëpunimin miqësor ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe OECD-së dhe theksoi se ka hapësirë ​​për konkretizim dhe forcim të bashkëpunimit në disa fusha, me fokus të veçantë në reformën e administratës publike.

„Në drejtim të profesionalizimit të administratës publike, Ministria e Administratës Publike është e hapur për bashkëpunim me të gjitha instancat përkatëse, partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, dhe pikërisht përmes vizitave zyrtare si kjo, jemi të sigurt se bashkëpunimi do të avancohet edhe më shumë dhe se administrata shtetërore do t’i afrohet më shumë modelit evropian të administratës publike,“ thotë Dukaj.

Drejtori i OECD-së theksoi se janë duke e monitoruar situatën në Mal të Zi dhe se publikimi i tyre i fundit për konkurrencën ka treguar se Mali i Zi po bën progres në fushën e digjitalizimit, si dhe vlerësoi themelimin e Akademisë Digjitale.

Gjatë vizitës zyrtare në Francë, ministri Dukaj u takua edhe me Drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Administratës Publike INSP, Maryvonne Le Brignonen.

„Synimi ynë është krijimi i një administrate publike efikase, të orientuar drejt shërbimeve dhe transparente, në nivel shtetëror dhe lokal, e cila karakterizohet nga besimi më i madh i qytetarëve në punën e saj dhe afrimi i saj me standardin dhe nivelin e vendeve anëtare të BE-së,“ tha Dukaj.

Le Brignon shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetje të plotë të INSP në forcimin e kapaciteteve administrative të Malit të Zi, forcimin e kompetencave dhe aftësive të nëpunësve civilë, duke transferuar njohuri dhe aftësi në fushën e administratës publike, përmes trajnimeve, seminareve dhe modeleve të tjera arsimore.

SHARE