ÇMIMET E PRODUKTEVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË JANË TË KUFIZUARA PËR TRE MUAJT E ARDHSHËM

Marzhet tregtare në shitje me shumicë dhe pakicë do të kufizohen me kohëzgjatjen fillestare të masave gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024.

Në takimin e kryeministrit Millojko Spajiq dhe zëvendëskryeministrit për Politikë Ekonomike Nik Gjeloshaj me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë, u arrit marrëveshje në parim për miratimin e masave të përkohshme për kufizimin e marzheve tregtare, i cili do të jetë në shërbim të mbrojtjes së standardeve të qytetarëve, por me ruajtjen e substancës ekonomike të shoqërive tregtare në fushën e tregtisë dhe prodhimit.

Vendimi për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve duhet të dorëzohet në Qeveri sot, e më pas do të mund të zbatohet në praktikë.

Gjatë takimit u shpreh kënaqësia që u arrit një farë marrëveshjeje për këtë çështje, sepse ishte e nevojshme që njëkohësisht të merret parasysh standardi i qytetarëve, por edhe funksionimi i dyqaneve të vogla dhe prodhuesve më të vegjël, të cilat përbëjnë shtyllën kurrizore të një dege të rëndësishme ekonomike, në të cilën krijohen një numër i madh vendesh pune.

Gjithashtu u theksua rëndësia e monitorimit dhe analizës gjithëpërfshirëse të masave të dakorduara, për të parë efektet financiare dhe fiskale. Kohëzgjatja e masave do të varet edhe nga analizat që do të bëhen periodikisht me Dhomën e Tregtisë.

SHARE