STUHI VDEKJEPRURËSE GODASIN BRAZILIN / DHJETËRA TË VDEKUR, UJI RRËMBEN 50 SHTËPI

Gati 40 vetë kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil. 

Videot e shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë lagje të tëra nën ujë, autostrada të përmbytura dhe grumbuj mbeturinash të mbetura nga shkatërrimi i banesave.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të mbërrijnë tek të mbijetuarit e izoluar dhe të zhbllokojnë rrugët.

Më shumë se 600 milimetra shi ranë në disa zona të vendit, dhe ky është i sasisë së parashikuar për muajin shkurt.

“Pavarësisht përpjekjeve, ekipet e kërkim-shpëtimit në disa zona nuk po mbërrijnë dot. Është një situatë kaotike”, pohoi Felipe Augusto, kryebashkiaku i qytetit të goditur më rëndë, San Sebastiao.

Zyrtarët vendas flasin për qindra familje të mbetura të pastrehë. Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, njoftoi se do t’i vizitojë zonat e prekura gjatë ditës.

“Ne do t’i bashkojmë të gjitha nivelet e qeverisjes dhe, me solidaritetin e shoqërisë, do t’i trajtojmë të prekurit, do t’i kërkojmë të zhdukurit, do t’i rregullojmë autostradat, lidhjet e energjisë dhe telekomunikacionet”, shkroi ai në Twitter.

Reshjet e shiut pritet te vazhdojnë me pothuajse të njëjtin intensitet, sipas sinoptikanëve, e kjo rrezikon t`i përkeqësojë kushtet për ekipet e emergjencës.

Ngjarjet ekstreme të motit, të tilla si përmbytjet, pritet të bëhen më të zakonshme gjetiu, për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, thonë ata. Vitin e kaluar, shirat e rrëmbyer në qytetin juglindor të Petropolisit në Brazil shkaktuan më shumë se 230 të vdekur.

SHARE