QEVERIA E MALIT TË ZI ËSHTË E PËRKUSHTUAR NË NDJEKJEN E REFORMAVE

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, gjatë takimit me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës Peter Stenlunda, deklaroi se Qeveria e Malit të Zi, është e përkushtuar në ndjekjen e aktiviteteve të reformave.

Ai shtoi se MZ, ka për qëllim ta bëjë në mënyrë sa më cilësore përfundimin e procesit të negociatave të pranimit në BE dhe kështu të bëhet anëtarja e parë  e ardhshme e BE-së. Stenlund,  vuri në dukje se në procesin e Integrimit Evropian Mali i Zi, ka arritur rezultate të dukshme dhe në mënyrë shumë pozitive e ka vlerësuar pozicionin e qëndrueshëm të BE-së, që procesi të mbetet tërësisht i bazuar sipas meritave individuale.

Në takim u theksua  rëndësia e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të mëtejshëm, si dhe vlerave evropiane që çojnë në forcimin e lidhjeve institucionale me Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi me marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e mirë midis të dy vendeve dhe vlerësuan se ka vend për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.

SHARE