DUKAJ: NJË PJESË E MADHE E SYNIMEVE PËR PËRMIRËSIMIN E SIGURISË NË HAPËSIRËN KIBERNETIKE JANË ARRITUR

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Një pjesë e madhe e synimeve të planifikuara për përmirësimin e sigurisë së hapësirës kibernetike të Malit të Zi janë arritur për një kohë relativisht të shkurtër, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Dukaj foli sot në hapjen e projektit “Rezistenca dhe Siguria Kibernetike e Përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor – Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore në Ministrinë e Administratës Publike” organizuar nga DCAF.

Fjalën hapëse e mbajtën edhe ambasadorja britanike në Mal të Zi, Don McCann, dhe koordinatorja e programit të DCAF, Franziska Klopfer.

“Sot shënojmë fillimin e një projekti të rëndësishëm, i cili do të na ndihmojë të përmirësojmë kapacitetet e brendshme të G SOC dhe dua të falënderoj DCAF për bashkëpunimin dhe mbështetjen e shkëlqyer. Gjithashtu, mbështetja në zbatimin e Ligjit për Sigurinë e Informacionit është e një rëndësie të veçantë për përmirësimin e vazhdueshëm të suksesshëm të demokracisë në mbarë shoqërinë malazeze”, tha ministri Dukaj.

Dukaj theksoi se një pjesë e madhe e synimeve të planifikuara për përmirësimin e sigurisë kibernetike të Malit të Zi janë arritur në një kohë relativisht të shkurtër.

“Pa mbështetjen e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë, rezultatet nuk do të ishin aq të mira. Veçanërisht dëshiroj të theksoj se gjatë hartimit të Ligjit për Sigurinë e Informacionit, kemi pasur mbështetje të vazhdueshme nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe institucionet përkatëse dhe mirëkuptim në zbatimin e aktiviteteve kyçe për forcimin e sigurisë kibernetike në Mal të Zi. Ky ligj ishte kusht për formimin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike”, tha ministri Dukaj.

SHARE