“ROLI I GRUAS NË SHOQËRI”, TAKIM I HAPUR ME GRIDA DUMËN

Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve organizon, më 21.01.2023, me fillim në orën 12:00, në sallën e Kuvendit të komunës së Tuzit, takimin me sociologen, ish deputeten e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe gazetaren e mirënjohur – Grida Duma. Përfshirja e gruas në shoqëri, influencon përparimin e mëtejshme të shoqërisë ku ajo jeton dhe vepron, prandaj dhe tema e takimit është – ,,Roli i gruas në shoqëri”.

SHARE