GJELOSHAJ: MALI I ZI ËSHTË NJË VEND I SIGURT DHE I HAPUR PËR INVESTITORËT E HUAJ

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka marrë pjesë në Forumin e III-të të Investimeve në Podgoricë.

Gjeloshaj theksoi se Mali i Zi, si anëtar i NATO-s dhe nënshkrues i marrëveshjeve CEFTA dhe EFTA, është një vend i sigurt dhe i hapur për investitorët e huaj.

Ai posaçërisht theksoi se Mali i Zi ka një sistem tatimor efikas, transparent dhe konkurrues, me një sistem bankar të reformuar me trajtim të barabartë të investitorëve vendas dhe të huaj, euron si monedhë zyrtare dhe sistemin e liberalizimit të tregtisë së jashtme, gjë që e bën atë një destinacion konkurrues dhe tërheqës për investime.

„Qeveria e Malit të Zi përpiqet të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe të forcojë konkurrencën e ekonomisë përmes zgjidhjeve, nismave dhe programeve të shumta ligjore,“ tha Gjeloshaj.

Ai informoi për platformën e Këshillit për Konkurrueshmëri, e cila, siç theksoi, do të kontribuojë në konkurrencë më të madhe të ekonomisë dhe rritje më të shpejtë ekonomike të vendit, si dhe bëri të ditur se planifikohet të krijohet një plan veprim për heqjen e barrierave e cila do të jetë pjesë e agjendës së reformave në lidhje me Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë prezantimit, zëvendëskryeministri tha se Mali i Zi është i vendosur të përmbushë të gjithë hapat e nevojshëm dhe të marrë pjesë në të gjitha nismat rajonale që synojnë afrimin me tregun dhe anëtarësimin në BE.

SHARE