FUNDOSET ANIJA E MARINËS TAJLANDEZE, BLLOKOHEN MBI 100 MARINARË

Një anije detare tajlandeze u përmbys gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës të dielën mbrëma, duke bllokuar kështu më shumë se 100 marinarë. Sipas autoriteteve tajlandeze, rreth 80 anëtarë të ekuipazhit janë tërhequr, por kanë mbetur edhe 28 marinarë të bllokuar, pasi HTMAS Sukhotai u fundos. Nuk raportohet për viktima, por tre anëtarë të ekuipazhit janë në gjendje kritike. Zyrtarët thanë se anija u fundos pasi i hyri uji, i cili përmbyti trupin e saj. Anija u fundos rreth orës 23:30 me kohën lokale të dielën. Tri anije detare dhe helikopterë u dërguan për ta ndihmuar HTMAS Sukhotai, por vetëm njëra arriti në anije përpara se të fundosej. U shpëtuan 78 nga 106 marinarët në bordin e Sukhotai, tha marina. Që nga mëngjesi i së hënës, 28 nga 106 anëtarët e ekuipazhit janë ende “në ujë”, vazhdon deklarata.

SHARE