Xhensila Myrtezaj dhe Kidda sjellin duetin “Më do”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka bashkuar forcat me artistin Kidda për një këngë të re. 

Dyshja e suksesshme kanë publikuar projektin me titullin “Më do”, që e shoqëruan edhe me videoklip që tashmë gjendet në YouTube.

Teksti i këngës u shkrua nga Xhensila, Kidda dhe kantautori, Muma teksa miksimi dhe masterizimi u bë nga Marenglen Boja.

Producent i projektit është Gent Music, ndërsa klipi u realizua nga “Fullmoon Production” me regji të The Claudia.

Vlen të theksojmë që dyshja sollën një klip të veçantë ndërsa vëmendje mori Xhensila me paraqitjen joshëse dhe plotë stil.

Ndërkohë, kënga shënon bashkëpunimin e parë mes dy artistëve që numërojnë hite të shumta.

Ndryshe, përveç projekteve të reja dyshja janë gjithashtu aktiv me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore. /Telegrafi/

SHARE