Këta artikuj ushqimorë do të jenë të dobishëm për pastrim dhe mirëmbajtje

Pastrimi i shtëpisë mund të jetë një punë e mundimshme dhe ndër produktet për pastrim mund të jenë kimikate të shumta, të cilat disa nuk dëshirojnë fare t’i fusin në shtëpi

Përbërës natyralë për pastrim po përdoren gjithnjë e më shpesh, sepse janë shumë të mirë si mjete për pastrim, por disa nga produktet më të mira natyrale, të cilat mund të pastrojnë tërë shtëpinë janë grejpfruti, limoni dhe bananet.

Ekspertja e pastrimit, Dominika, e cila në TikTok shpesh publikon këshilla për pastrim dhe mirëmbajtje të shtëpisë, thotë që me ndihmën e frutave shtëpia juaj mund të shkëlqejë, transmeton Telegrafi.

Grejpfruti

Nëse kërkoni një zgjidhje natyrale për pastrim të banjës, ekspertja thotë që lëngu i grejpfurtit do të mund të ndihmojë. Mund të përdoret për pastrimin e lavabosë apo vaskës dhe e gjitha që ju duhet të bëni është të ndani përgjysmë një grejpfrut dhe ta njomni në kripë kuzhine. Pra, spërkatni sasi të mjaftueshme kripe në sipërfaqe të cilën dëshironi ta pastroni.

Kur të përfundoni, me themel shpëlani zonën e spërkatur me ujë të ngrohtë. Pra, grejpfruti mund të përdoret për të pastruar gëlqeren dhe mykun e butë dhe gjithashtu ka aromë të mrekullueshme.

Limoni

Ekspertja sugjeron lëngun e limonit për pastrim të mikrovalës dhe furrës së zakonshme, dhe ajo që duhet të bëni është që në një enë të përzieni lëng limoni me ujë dhe atë enë ta fusni në mikrovalë. Aktivizojeni në dy deri në tre minuta maksimalisht, dhe pasi të përfundojë aktivizimi lëreni derën mbyllur edhe disa minuta në mënyrë që të pengojë daljen e avullit. Në fund pastrojeni brendësinë e furrës së mikrovalës me leckë pambuku.

Në të njëjtën mënyrë funksionon edhe me furrën, por enën (refraktare) e lëmë për 20 minuta në 200 gradë. Përveç kësaj, mund të përdorni lëng limoni për të eliminuar aromat e pakëndshme nga enëlarësja duke e lënë enën me limon të shtrydhur gjatë gjithë natës në një makinë bosh. Gjithashtu, duke fërkuar një limon të prerë në dërrasën e prerjes, do të hiqni njollat dhe bakteret e zbehura.

Bananet

Ndërsa ideja mund të tingëllojë e çuditshme, ky ekspert thotë se lëvorja e bananes mund të jenë zgjidhja për të mbrojtur këpucët prej lëkure. Kaliumi që gjendet në të është shpesh një përbërës kyç në disa lustrime këpucësh.

Gjithçka që ju nevojitet për këtë truk është një lëvore bananeje dhe një leckë pambuku. Fshijeni këpucën disa herë me pjesën e brendshme të lëvores dhe më pas përsëri me leckë. Përdorimi i rregullt në këpucë lëkure do t’i mbrojë ato nga plasaritjet. /Telegrafi/

SHARE