Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, zhvilloi një takim me ambasadoren britanike në Mal të Zi, Don Meken, ku fokusi ishte përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik, proceset reformuese dhe forcimi i sundimit të ligjit dhe stabilitetit institucional.
Në fillim të takimit, Gjeloshaj falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Malit të Zi, duke theksuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve bazohet në vlera të përbashkëta perëndimore, besim reciprok dhe përkushtim ndaj reformave.
Sipas njoftimit, palët diskutuan për mënyrat e avancimit të bashkëpunimit ekonomik, implementimin e reformave dhe aktivitetet e përbashkëta për forcimin e transparencës, sundimit të ligjit dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme.










