Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, së bashku me sekretarin e KKSh-së Lindon Gjelaj, zhvilluan dje një takim pune me Ministrin i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrullah Çekun me bashkëpunëtor.
Në takim u shprehen kërkesat për nevojën e bashkëpunimit, koordinimit e mbështetjes institucionale, për projekte dhe aktivitete konkrete, njoftojnë nga KKSh-ja.
Në takim u kërkua konkretisht për:
– nevojën e mbështetjes për Librin dhe botimet në gjuhën shqipe.
– qarkullimi ngjarjeve kulturore që shfaqen në Kosovë e Shqipëri edhe në trevat shqiptare në Malin e Zi, (shfaqe teatrale, promovime, ekspozita, shfaqe të Ansamblit Kombëtare etj). Projekte për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi.
Sipas KKSh-së, Ministri Çeku ka shprehur mbështetje të plotë për realizim të projekteve konkrete për promovimin dhe ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.