HAN: GJASHTË VENDET E BALLKANIT PERENDIMOR KANË PËRPSEKTIVË EVROPIANE

Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor, është një nga prioritetet e Evropës dhe se cili shtet do të trajtohet, në mënyrë të veçantê, sipas arritjeve që ka bërë, deklaroi në Vjenë , komisionari për zgjerim Johanes Han.

Ai, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, deklaroi se nuk është reale hyrja në të njëjtën kohë në BE, por, siç shtoi, të gjitha gjashtë vendet kanë perspektivë evropiane. Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq,  po qëndron nga sot  në vizitë punët në Austri, ku do të marrë pjesë  në Forumin Ekonomik të Vjenës, kanë kumtuar nga Qeveria malazeze.

Markoviq, gjithashtu sot gjatë një mëngjes pune,  mori pjesë  te kancelari federal i Austrisë, Sebastijan Kurz, së bashku me komisionarin Han dhe liderët tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Mëngjesi i punës është mundësia që të shkëmbehen mendime për perspektiven evropiane  të rajonit, për bashkëpunimin rajonal si dhe për mos marrëveshjet bilaterale”, kumtuan nga Qeveria e Malit të Zi.

SHARE