Koalicioni Aleanca Shqiptare ka pranuar në parim marrëveshjen politike për formimin e qeverisë së re dhe sot do t’i drejtohet zyrtarisht opinionit, njofton Portali RTMZ.
Ky koalicion përbëhet nga Partia Demokratike, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi si dhe grupi qytetar Lëvizja-Tuz.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, Genci Nimanbegu kryesoi listën e koalicionit.
Pritet që Aleanca Shqiptare të marrë postin e ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në qeverinë e re.