KËSHILLI PËRKRAH MASA MË TË ASHPRA NDËSHKUESE PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE DHE TË PAFUQISHMËVE

Këshilli për barazinë gjinore ka përkrahur njëzëri propozimin e ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e kodit penal të Malit të Zi me të cilin janë paraparë masa më të ashpra ndëshkuese kundër lirisë gjinore e që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të personave të pamundur. Pas debatit, Këshilli ka përkrahur njëzëri propozimin e ligjit dhe i ka propozuar Këshillit për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë, si Këshilli amë , që t’ia propozojë Parlamentit për miratim, thuhet në kumtesë. Për të gjitha veprat penale kundër lirisë gjinore , të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të personave të pafuqishëm është propozuar miratimi i masave më të ashpra ndëshkimore me arrest në burg. Është propozuar mundësia që autori i këtyre veprave të dënohet me burg afatgjatë deri në 40 vjet. Përndryshe , ky është dënimi më i lartë, të cilin legjislatura penale vendore e parasheh për veprat më të rënda penale.

SHARE