Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 560 raste të reja me Covid-19, dhe 6 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 56 deri në atë 86 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 207, Nikshiq 80, Tivar 38, ndërsa në Tuz u regjistruan 3 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 406 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 4959, nga të cilët 58 në komunën e Tuzit.