PASTRIMI I MBETURINAVE NË QYTET DO TË BËHET ÇDO DITË, KURSE NË PJESËT RURALE DY HERË NË JAVË

Drejtori ekzekutiv i SHPK “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj, lajmëron qytetarët e komunës së Tuzit, se pastrimi i mbeturinave në qytet do të bëhet çdo  ditë, kurse në pjesët rurale dy herë në javë, të marteve dhe të prëmteve. Pastrimi i mbeturinave inerte do të bëhet dy herë në javë, të premteve pjesa veriore, kurse të shtuneve pjesa jugore e komunës. Luten qytetarët e Malësisë që mbeturinat inerte t’i hidhin një ditë para, kurse sa i perket mbetjet ndërtimore, luten qytetarët të i kontaktojnë në tel 067/073-295.

SHARE