Punëtorja e linjës ajrore tregon pse nuk duhet të vishni kurrë pantallona të shkurtra në aeroplan

Një punonjëse e linjës ajrore ka zbuluar arsyen e rëndë pse nuk duhet të vishni kurrë pantallona të shkurtra apo fund kur udhëtoni me aeroplan.

Suezanna tregoi pse pasi kreu një eksperiment në kabinë.

Në videon e saj, ajo fshiu ulëset e një avioni përpara se të vendoste bakteret në një pjatë Petri dhe të tregonte rezultatet e eksperimentit të saj në TikTok.

Në video, ajo tha: “Doja të shihja se sa të pista janë vërtet këto ulëse avioni, kështu që mora përsipër të bëj një provë. Ja ku e keni – ulëset e avionëve janë goxha të pista”.

“Pse ka kaq shumë lloje të ndryshme bakteresh vetëm në këtë ndenjëse?”.

Suezanna më pas i paralajmëroi njerëzit që të mos vishnin veshje që do ta vendosnin lëkurën tuaj në kontakt me ato ndenjëse dhe u kërkoi njerëzve që ta dezinfektonin përpara se të uleshin.Lexo po ashtu:Këshilla rreth përgatitjeve kur udhëtoni me fëmijë

Ajo tha: “Thjesht të bën të mendosh për të gjithë njerëzit që veshin këmisha me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra në aeroplan, apo ato funde vërtet të shkurtra”.

“Lëkura juaj po prek këto ndenjëse të pista. Pastroni ulëset përpara se të uleni në to”. /Telegrafi/

SHARE