Bashkimi Evropian (BE) deri më tani ka investuar pothuajse 18 milionë euro në projekte zhvillimore të zbatuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Mal të Zi, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët malazezë, njoftoi UNDP.
Këtë vit, programi i UNDP-së dhe BE-së po feston një përvjetor të rëndësishëm – 20 vjet të partneritetit të suksesshëm global. UNDP tha se programet dhe prioritetet e tyre zhvillimore janë të përafruara me prioritetet shtetërore në procesin e anëtarësimit në BE, si dhe me Axhendën 2030.
“Afërsisht dy të tretat e masave brenda Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së janë të lidhura drejtpërdrejt me kapitujt e negociatave dhe kërkesat e procesit të anëtarësimit në BE, gjë që pasqyron përpjekjet e përbashkëta të UNDP-së dhe BE-së drejt forcimit të bashkësive inkluzive dhe rezistuese – me një fokus tek njerëzit dhe nevojave të tyre”, thuhet në njoftim.