KURTI DHE OSMANI UROJNË SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT: KOSOVA FESTON ARRITJET TUAJA HISTORIKE, BASHKOHET NË ANGAZHIMIN DREJT REFORMAVE

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka thënë se Kosova feston arritjet historike dhe bashkohet me angazhimin të Shqipërisë drejt reformave. “Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojë vendimin për liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës. Ajo shtoi se përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri. “Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri! Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

SHARE