SOT U BË NDARJA E BURSAVE PËR NXËNËSIT E DALLUAR TË SHKOLLËS FILLORE “MAHMUT LEKIQ” NË TUZ

Sot, zyra për bashkëpunim me Diasporë e Komunës së Tuzit, e udhëhequr nga z. Mark Lucgjonaj, bëri ndarjen e bursave për nxënësit e dalluar të shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. Kjo bursë ndahet që prej 25 vitesh nga vëllezërit Lucë dhe Gjekë Gjonlekaj për nxënësit e shkollës fillore „Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Triesh, ndërsa këtë vit, kjo bursë i’u nda nxënësve të shkollës „Mahmut Lekiq” në Tuz. Ata falenderuan vëllezërit Gjonlekaj për kontributin e vazhdueshëm dhe për bashkëpunimin me Zyrën për bashkëpunim me diasporë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe drejtori i shkollës fillore „Mahmut Lekiq” Z. Luigj Dedvukaj.

SHARE