DEKLARATA E PAZHIN NDIKOI NË PAVARËSINË E GJYQËSORIT

Deklarata e Ministrit të Drejtësisë Zoran Pazhin që kryetarët e gjykatave, të cilët i kanë mbajtur këto pozita për më shumë se dy mandate, duhet të rishqyrtojnë vendosmërinë e tyre për të mbetur në ato pozicione, ka ndikuar drejtpërdrejt në pavarësinë e gjyqësorit, konsideron kryetarja e Gjykatës Supreme, Vesna Medenica.

Në një konferencë për shtyp, ku ajo prezantoi Raportin Vjetor për punën e gjykatave në vitin 2019, ajo tha se një nga qëllimet që gjyqësori duhet të arrijë edhe këtë vit – të ruajë dhe të sigurojë, me mbështetjen e autoriteteve të tjera, statusin e tij të pavarur.

Ajo tha se gjyqësori duket se ka mbetur e pambrojtur nga ndikimet e paautorizuara nga politikat dhe qendrat e tjera të pushtetit.

E pyetur nëse ajo do të jepte dorëheqjen pas deklaratës së Pazhin dhe vlerësimit non pejper të Komisionit Evropian, Medenica tha se ky eshte akti i saj personal.

SHARE