XHOMIQ: LIGJI MBI PARTNERITETIN NJEGJINOR, ATAK NË FËMIJË

Xhomiq duke deklaruar se grupi i punës që trajtoi hartimin e dokumentit e ka kopjuar atë nga Kroacia, gjatë tryezës së rrumbullakët në Podgoricë tha se “titulli i ligjit është klasik i projektuar për të mashtruar publikun në Mal të Zi”.

Rikujtojmë se Mali i Zi, ka përgatitur Projektligjin për Partneritetin Jetësor të personave të të njëjtës gjini, mbi të cilin po zhvillohen debate publike në të gjithë Malin e Zi, kurse në Podgoricë në tryezën e rrumbullakët më së shumti u fol për nevojat e komunitetit LGBT në Mal të Zi,  për këtë ligj.

Daniell Kalleziq, anëtar i Grupit të Punës që ka punuar në hartimin e këtij ligjit, tha se shpesh herë është dëgjuar përse është i nevojshëm ky ligj.

“Ne kemi nevojë për këtë ligj që të jetojmë si të gjithë të tjerët dhe  të kemi të drejtë si  të gjithë qytetarët e tjerë të jetojmë një jetë dinjitoze. Merreni me mend që personi që e doni të vdes në Qendrën Klinike, ndërsa ju nuk kini të drejtë ta vizitoni, pasiqë sipas ligjit nuk jeni në kurrfarë lidhjet.  Miratimi i këtij ligji do të na bëjë në mënyrë të veçantë njerëz të denjë të këtij vendi “, tha Kalleziq.

Ndërkohë Pllamena Halaçeva, përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, vuri në dukje se asnjë lloj diskriminimi nuk duhet toleruar, e as ai seksual.

“Shoqëria malazeze ka bërë përparim në këtë çështje dhe ky është një hap përpara, por ne duhet të punojmë si një shoqëri  për implementimin e saj.” BE është e gatshme të ndihmojë Malin e Zi në këtë fushë. “Vlerat evropiane të diversitetit dhe të drejtave themelore të njeriut duhet të respektohen”,  tha zyrtarja e BE-së në Malin e Zi.

SHARE