ALBIN KURTI MERR PJESË NË DARKËN ME LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMOR, DISKUTON PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE DHE INVESTIME NË EKONOMI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë sot mori pjesë në darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti në deklarimin e tij para medieve tha se theksi i diskutimit  ishte te raporti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe nevojën e afateve për avancimin sa më të shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian. Kurse theksi i tij ishte te nevoja për liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe investimeve në ekonomi, të cilat e zvogëlojnë emigrimin dhe e rrisin punësimin posaçërisht të të rinjve. Darka tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor bëhet nën organizimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, dhe shërben si mundësi e mirë për diskutim të përbashkët mbi zhvillimet në rajon, bashkëpunimin bileteral me BE-në dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.

SHARE