KA FILLUAR PAGESA E PENSIONEVE TË MUAJIT MARS

euro bills and coins

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIO) i Malit të Zi njoftoi se ka filluar pagesa e pensioneve të muajit mars.

Pensioni mesatar (pa diferencën e paguar) për muajin mars është 488.32 euro.

“Pensioni mesatar i paguar me diferenca të llogaritura për muajin mars është 511,18 euro. Mjetet e nevojshme për pagesën e të gjitha të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për muajin mars janë 61,32 milionë euro”, theksojnë nga Fondi PIO.

SHARE