EKSPOZITA PERSONALE E NIKOLLË NIKPRELAJ

Me 14 mars 2024, në QKI “Malesia”-Tuz, me fillim në ora 20, u hap ekspozita personale e piktorit dhe këngëtarit të njohur nga Malësia, Nikollë Nikprelaj.

Ylli i këngës shqipe Nikollë Nikprelaj prej shumë vitesh shkëlqen në botën e muzikës, por ai përveç muzikës ka një krijimtari të pasur në fushen e artit, pikturës.

Nikollë Nikprelaj ka studiuar Akademinë e Arteve në Prishtinë në drejtimin pikturë me stil abstrakt tek profesor Rexhep Ferri.

Gjatë intervistë për Tv Boin, Nikprelaj u shpreh mes tjerash: Materialet që përdori janë kryesisht vaj në pëlhurë por edhe akryl. Më pëlqen ngjyra e kuqe, e kaltër dhe e gjelbër. Qartazi mund të vërehet kontrasti i ngjyrave por edhe dritëhijeve që është mjaft i shprehur tek pikturat e tij. Në kohën e fundit nëpër hapësirë duken pjesë portreti të copëzuara me elemente dhe forma, jo lehtësisht të kuptueshme. Nuk mungojnë as portrete e heronjëve kombëtarë të gërshetuara me forma të çrregullta nëpër fytyrë dhe rreth saj. Nëpër piktura shpesh hasim nevoja të trashësisë së ndryshme, kryesisht në ngjyrë të errët deri krejtësisht të zezë.

Në praninë e dashamirë të artit, kulturës, personazheve nga jeta publike, familjes e miqve, Nikollë Nikprelaj hapi ekspozitën e dytë personale në Tuz, por pritet që pikturat e tij të ekspozohën në të gjitha trevat shqipëtare thot, ai.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE