ELEKTROEKONOMIA ARRITI NJË FITIM PREJ 140 MILIONË EURO NË DY VITE

Elektroekonomia e Malt të Zi ka realizuar 142 milionë euro fitim në 24 muaj, njofton EEMZ.

Këto të dhëna i referohen periudhës 31 mars 2021 deri më 31 mars të këtij viti.

“Këto janë rezultate paraprake, të cilat mund të ndryshojnë shumë pak. Gjithashtu, në këtë periudhë nuk ka pasur rritje të energjisë elektrike. Nëse do të udhëhiqeshim nga politika e formimit të çmimeve të burimeve të tjera të energjisë, në radhë të parë karburantit, do të ishte një barrë e madhe për qytetarët. Mund të themi se mbi atë bazë i kemi kursyer qytetarëve mbi një miliard euro”, njoftoi EEMZ.

EEMZ njoftoi sot se situata e energjisë elektrike në Mal të Zi është stabile dhe do të mbetet e tillë pavarësisht daljes së planifikuar të Termocentralit Plevla nga rrjeti për shkak të riparimit të rregullt vjetor të pajisjeve dhe objekteve që filloi të martën.

SHARE