KOSOVË, OPOZITA BRAKTIS KUVENDIN, NUK VOTOHEN MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE

Mosmiratimi i formimit të një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e çështjes së menaxhimit të krizës energjetike, ka bërë që opozita ta lëshojë seancën e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite kanë qenë miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe debati lidhur me sigurinë në Kosovë.  Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë lëshuar seancën, duke deklaruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim deri në formimin e këtij komisioni. Seanca filloi me insistimin e opozitës karshi mazhorancës që të futet në rend dite votimi për formimin e komisionit hetimor për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike.

SHARE