ZENKA: ME MIRATIMIN E LIGJIN PËR VENDBANIM APO VENDQËNDRIM PA TË DREJTË VOTE DO TË MBESIN 80 MIJË QYTETARË TË POPUJVE PAKICË

Ndryshimet e njoftuara në Ligjin për Vendbanim apo Vendqëndrim janë një veprim armiqësor ndaj pakicave, sepse miratimi i tyre do të linte pothuajse tetëdhjetë mijë boshnjakë dhe shqiptarë pa të drejtë vote në vendin e tyre brenda natës. Ndryshimet e propozuara ekspozojnë politikën e qeverisë dhe zbulojnë se cili është qëllimi i saj i vërtetë, tha Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmed Zenka. “Me këto ndryshime, qeveria po përpiqet të zbatojë inxhinierinë etnike në Malin e Zi dhe të përfundojë atë që ata nuk arritën të bënin me luftën. Qeveria merret me gjithçka, por jo me atë që është puna e saj – zgjidhja e problemeve në Malin e Zi. Qëllimi i tyre kryesor dhe i vetëm është mosekzistenca e Malit të Zi, por ata nuk do ta arrijnë atë qëllim derisa të egzistojn të rinjtë dhe dëshira e tyre për të mbrojtur vendin e tyre. Koha do të tregojë se Mali i Zi ka njerëz që janë të denjë për të,” thotë Zenka. Sipas tij, urrejtja e shumicës qeverisëse ndaj Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, është vetëm një mbulesë për politikën e përmbysjes së shtetit. Sidoqoftë, thotë ai, Mali i Zi ka kapacitetin demokratik për të mbrojtur vlerat e një shoqërie civile multietnike. Zenka tha se ai priste që Zëvendëskryeministri dhe udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq, si një shqiptar etnik, të kundërshtonte ndryshime të tilla të Ligjit për vendbanimin apo vendqëndrim. “Unë shpresoja se ai do të ishte kundër këtij lloji të inxhinierisë etnike, se gjeni shqiptar do të punonte tek ai, por duket se ai gjen u shua shumë kohë më parë. Ai nuk po avokon për ndryshime, por po ndihmon qeverinë aktuale në projekte të errëta, në dëm të tij dhe të popujve të tjerë të pakicës,” thekson Zenka. Ai kujton se popujt e pakicës dikur i thanë një PO të madhe Malit të Zi, siç thonë sot me vendosmëri JO ndaj politikës së shumicës qeverisëse, e cila po punon për të përmbysur shtetin për hir të interesave të njerëzve të tjerë. “Ne presim që “zoti i shtëpisë”, Presidenti Gjukanoviq, të mbledhë forcat sovraniste në Malin e Zi dhe të rivendosë vlerat e multietnicitetit dhe multikulturalizmit, për të cilat ishim krenarë, dhe ne do ta mbështesim atë në këtë,” tha Zenka.

SHARE