FILLON PAGESA E PENSIONEVE TË SHKURTIT, MESATARJA 488 EURO

Viele Euro Geldscheine

Sot ka filluar pagesa e pensioneve të muajit shkurt, njoftoi Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor.

Fondi PIO ka deklaruar se pensioni mesatar i muajit shkurt, pa diferencën e llogaritur, është 488.29 euro.

„Pensioni mesatar i paguar me diferenca të llogaritura për muajin shkurt është 511,68 euro”, thuhet në njoftimin e Fondit PIO.

Ata shtuan se për pagesën e pensioneve të shkurtit janë të nevojshme 61.12 milionë euro.

SHARE