Ekspertët e ndalojnë kategorikisht mënyrën e tillë të përdorimit
Detergjenti i enëve mund të jetë tepër agresiv për larje të këtyre sipërfaqeve, prandaj ju këshillojmë që t’i shmangni.
Veturën
Shumicës së njerëzve u është më e lehtë, por edhe më e lirë, që veturën e vet ta lajnë në shtëpi, dhe atëherë përdorin zakonisht detergjentin për larje të enëve. E vërteta është që ai do të eliminojë pluhurin, baltën dhe vajin nga vetura, mirëpo mund të lërë pasoja afatgjatë për të cilat nuk do të jeni menjëherë të vetëdijshëm.
Detergjenti mund të dëmtojë ngjyrën dhe më mirë është që të shpenzoni para për shamponë specialë për vetura, të cilët mbrojnë ngjyrën dhe i japin shkëlqim veturës suaj, transmeton Telegrafi.
Dritaret dhe pasqyrat
Shumica e amvisave detergjentin e enëve e përdorin për larje të dritareve dhe të pasqyrave në shtëpi. Edhe pse ndoshta i fërkoni dritaret me gazeta apo me leckë “magjike”, detergjenti do të lërë gjurmë të këqija.
Varësisht nga lloji, përkatësisht forca, ai mund të jetë shumë abraziv, prandaj më mirë është të mos e përdorni.
Rrobat
Detergjenti i enëve shpesh gabimisht përdoret – për heqjen e njollave nga rrobat.
Kjo është e gabueshme, sepse rrezikoni të dëmtoni stofin i cili pastaj mund të humbë ngjyrën dhe pikërisht do të krijoni lloje të reja njollash.
Makina e larjes së enëve
Nëse ju janë shpenzuar tabletat për larje të enëve në makinë, assesi mos qitni detergjent të zakonshëm, sepse lokalin do ta mbushni me shkumë.
Në të vërtetë, tabletat janë të shpikura ashtu që më pak të shkumojnë dhe lehtë të shpëlajnë enët, ndërsa detergjenti assesi nuk mund t’i zëvendësojë. /Telegrafi/