KSHZ: DERI NË ORA 18:00 KANË VOTUAR 55.64%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 18 në Mal të Zi në zgjedhjet presidenciale kanë votuar 55,64 për qind e votuesve, njoftoi kryetari i KSHZ-së, Nikolla Mugosha.

Në Andrijevicë deri në orën 18 kanë dalë 60,56 për qind, në Tivar 47,92 për qind, në Beranë 55,26 për qind.

Mugosha shtoi se 53,36 për qind e votuesve votuan në Bijello Pole, 56,13 për qind në Budva.

“Në Cetinë 53,22 për qind, Danilovgrad 64,70 për qind, Guci 27,39 për qind, Herceg Novi 53,20 për qind, Kollashin 65.96%”, tha kryetari i KSHZ-së. 

“Në Kotorr 53,93 për qind e votuesve, Mojkovc 66,75 për qind, Nikshiq 63,80 për qind, Petnicë 34 për qind e votuesve, Plavë 41,94 për qind, Plevle 66,26 për qind, Plluzhine 69,39 për qind”, tha Mugosha.

Në Podgoricë votuan 62.05 për qind e votuesve.

“Rozhajë 34,85 për qind, Shavnik 77,72 për qind e votuesve, Tivat 55,37 për qind, Tuzi 33,9 për qind, Ulqin 30,55 për qind, Zhablak 67,26 për qind dhe Zetë 65, 22 për qind”, tha Mugosha.

CEMI DHE CDT: Pjesëmarrja deri në orën 19:00 rreth 60.5%

CEMI njoftoi se në orën 19:00 pjesëmarrja në votime ishte 60.5%. CDT njoftoi se 60.6 për qind e votuesve ose rreth 328,800 votues në Mal të Zi kanë votuar deri në orën 19:00.

Votuesit sipas rajoneve votuan: 58.9% në veri, 66% në pjesën qendrore të Malit të Zi dhe 51.2% në jug.

SHARE