DERI NË ORËN 15:00 KANË VOTUAR 45.4%

CDT: Deri në orën 15:00, 45.4% ose rreth 246,200 votues kanë votuar për zgjedhjet për President të Malit të Zi. 

Sipas të dhënave të CDT-së, deri në orën 15.00 votuan sipas rajoneve: në veri 46%, në pjesën qendrore 49.2% dhe në jug 37.4%. 

CeMI bëri të ditur se sipas raportimeve të shumta të qytetarëve dhe vëzhguesve të tyre, përsëritet parregullsia e përdorimit të telefonit celular në vendvotim, gjë që është në kundërshtim me nenin 71a të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, i cili ndalon përdorimin e pajisje elektronike për komunikim në sallën e votimit.

Neneziq: Pjesëmarrja mund të shkojë deri në 68%

Ana Neneziq nga CEMI tha për TVMZ se pjesëmarrja ishte pak më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme presidenciale në vitin 2018 dhe diku në nivelin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Ajo gjithashtu thotë se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është gjithmonë pak më e ulët se në zgjedhjet parlamentare. 

“Kjo përqindje ishte gjithmonë ndërmjet 62 për qind dhe deri në 65 për qind.  Këtë herë, mendoj se pjesëmarrja mund të shkojë deri në 68 për qind, sepse ne kemi liderë partish që janë kandidatë për president”, tha Neneziq.

Duke folur për parregullsitë, ajo tha se të tilla janë të shumta, por që nuk mund të ndikojnë në vetë procesin zgjedhor, por janë shqetësuese. 

Të rikujtojmë se në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet presidenciale ku të drejtë vote kanë mbi 542 mijë qytetarë. Në garë për president të Malit të Zi janë shtatë kandidatë. 

SHARE