Kuvendi i Malit të Zi, miratoi sot rebalancin e buxhetit të Malit të Zi, për vitin 2018, me të cilin rriten të ardhurat nga burimet, si dhe shpenzimet totale.
Ndryshimet në Ligjin për Buxhetin për këtë vit u propozuan për të krijuar supozime ligjore për blerjen e parakohshme të një pjese të aksioneve nga partneri italian në Elektro ekonomi, A2A, me qëllim të sigurimit të dy të tretave të pronësisë në atë kompani energjetike. Për këtë qëllim, është planifikuar një shumë prej 70 milionë euro.
Ky rebalanc, siç u kumtua më parë nga përfaqësuesit e Qeverisë, është gjithashtu i nevojshëm për shkak të mundësisë për të rifinancuar një pjesë të borxhit publik i cili do të mundësonte mbledhjen e mjeteve në shumën deri në 500 milionë euro.
Të ardhurat fillestare sipas rishikimit të rebalancit rritën për 57 milionë euro, ndërsa shpenzimet totale të planifikuara janë 82 milionë euro.Si rrjedhojë e kësaj, deficiti buxhetor në raport me planin ekzistues rritet për 25 milion, i cili nominalisht arrin në vlerën prej 139,14 milionë euro.