FERMERËT E RINJ TË KTHEHEN ME IDE TË REJA

Fermerët e rinj nga Mali i Zi, pas vizites studimore në Slloveni dhe Austri, duhet të prezantojnë mënyrën e organizimit nga ana e kolegëve të tyre dhe të kthehen me ide të reja që, ndër të tjera, do të çonin drejt formimit të shoqatës së tyre, tha Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të MZ, Millutin Simoviq.

Ai tha se pret nga fermerët e rinj të transferojnë informacione dhe njohuri nga vizita studimore tek ata që nuk kanë qenë në gjendje të marrin pjesë, ndërsa të rinjtë e tjerë në Mal të Zi, ti inkurajojnë më shumë që të fillojnë punën në prodhimtarit bujqësore.

“Nevoja jonë është që ju të jeni më të organizuar dhe më të fortë, me mesazhe të qarta për Ministrinë dhe organet shtetërore, sepse këto mesazhe do të jenë për të mirën tuaj individuale, të familjeve tuaja, bashkësive lokale dhe ekonomisë së përgjithshme të Malit të Zi”, tha Simoviq.

Ai sot, para nisjes në vizitë studimore të grupit prej 40 fermerëve të rinj, deklaroi se qëllimi i tyre është të njihen me mënyrën se si punojnë dhe jetojnë fermerët e rinj në Evropë.

“Është çështje kohe kur edhe ju do të jeni pjesë e kësaj familje evropiane të fermerëve të rinj dhe kur ju, si ata, do të gëzoni përfitimet e përgjithshme që krijohen nga niveli i Politikës së Përbashkët Bujqësore Evropiane.

Politika evropiane po lëviz gjithnjë e më shumë në mbështetje të fermerëve të rinj, sepse si në nivelin e BE-së, po ashtu edhe në nivelin e Malit të Zi, kemi një problem të përbashkët, që ka të bëjnë me shpopullimin e zonave rurale dhe fshatrave të moshuara”, kumtoi Simoviq.

Ai shtoi se mu për këtë arsye në Mal të Zi, janë krijuar një numër i iniciativave  të reja për prodhuesit e rinj bujqësorë. Simoviq rikujtoi se Ministria do të vazhdojë edhe këtë vit me një program të dhënies së mbështetjes së pakthyeshme për të rinjtë e papunë që kanë mbaruar shkollën e mesme ose fakultetet e profesionit bujqësor apo të profesionit veterinar, të cilët do të marrin nga dhjetë mijë euro për të filluar fillimin e bizneseve.

SHARE