KOMUNA E TUZIT ORGANIZON AKTIVITETIN ONLINE ME TEMË, MIGRIMET NË MAL TË ZI

Komuna e Tuzit në rolin e partnerit, në kuadër të projektit – Aksioni për solidaritetin evropian, në kuadër të programit Evropa për Qytetarët, organizon aktivitetin online me temë, migrimet në Mal të Zi. Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, partnerët të cilët do të paraqiten vijnë nga Drejtoria për punë administrative, shtetësi dhe të huaj, Drejtoria për të huaj, migrimet dhe kthimet – Ministria e Punëve të Jashtme në Mal të Zi, Organizatat ndërkombëtare për migrimin në Mal të Zi, si dhe OJQ Aleanca Qytetare. Ngjarja do të organizohet me datë 26.02.2021, prej orës 10 deri në orën 11, në gjuhën angleze ku paraqitja për pjesëmarrje mund të bëhet në linkun i cili gjindet në faqën zyrtare të komunës së Tuzit, konkretisht para ngjarjes, pastaj do të pajiseni me agjendën si dhe linkun për ngjarjen online në të cilën do të keni mundësi të paraqiteni drejtpërdrejtë para fillimit të ngjarjes.

SHARE