KOMISIONI I VENECIAS DO TË DEKLAROHET MË 20 MARS

Komisioni i Venecias do ta jap mendimin e vetë lidhur me ligjet për Prokurorinë, pasi që Qeveria më 16 shkurt ka kërkuar zyrtarisht konsultime lidhur me këto akte ligjore, kanë deklaruar për gazetën “Pobjeda” nga ky Komision. Përndryshe Parlamenti i Malit të Zi është dashur që dje të debatojë për këto ligje, por kjo seancë parlamentare është shtyrë. Pas kritikave të ashpra të Brukselit për ligjet e propozuara, një pjesë e shumicës në pushtet ka kërkuar shtyrjen e debatit për miratimin e këtyre ligjeve. Në shkresën, të cilën një pjesë e shumicës parlamentare ia ka dërguar kryetarit të Parlamentit, Aleksa Beçiq, kërkohet që për një kohë të shtyhet debati për ligjet e propozuara me qëllim që Qeveria të ketë kohë për konsultime të domosdoshme me partnerët evropian. Nga Komisioni i Venecias kanë kumtuar se Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Malit të Zi, Vlladimir Leposaviq, më 16 shkurt ka kërkuar mendimin e këtij Komisioni mbi propozimin e ligjit për Prokurorinë Shtetërore dhe për propozimin e ligjit të Prokurorisë për Kriminalitet të Organizuar dhe Korrupsion.

SHARE