INSTITUTI: 6 VIKTIMA, 454 RASTE TË REJA

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të ri të koronavirusit kanë përfunduar analizën e 1.948 mostrave, ku janë diagnostikuar gjithsej 454 raste të reja pozitive. Që nga rezultatet e djeshme, gjashtë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut në pacientë nga Podgorica (2), Bijello Pole (1), Kolashini (1), Tuzi (1), Ulqini (1), nga të cilët më i riu ishte 63 vjeç ndërsa më i moshuari 82 vjeç. Deri në orën 15:00, është raportuar shërimi i 442 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 8.475.

SHARE