VAKSINIM URGJENT NË KRYEQYTET, TUZ DHE ZETË

Me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës, Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit nga data 22.01 – 28.01 organizon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 18 vjeç pa termin paraprak, në tetë objekte shëndetësore në territorin e komunës së Podgoricës, Tuzit dhe Zetës.

Siç është bërë e ditur nga Shtëpia e Shëndetit, vaksinimet do të kryhen nga ekipe të mjekëve të përzgjedhur për fëmijë.

Në objektet shëndetësore Konik dhe Tuz ekzaminimi do të jetë nga ora 08:00 – 14:00.

Në objektet Bllok V, Nova Varosh, Stara Varosh, Zllaticë, Aerodromi i Vjetër dhe Gollubovc nga ora 08:00 –  20:00.

Qendra Shëndetësore do të organizojë një vaksinim urgjent në objektin shëndetësor Stara Varosh në fundjavën e 27 dhe 28 janarit 2024, nga ora 9:00 – 17:00 me vaksina kundër pertusisit, virusit papilloma humane (HPV), fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR).

“Ftojmë prindërit/kujdestarët që të vaksinojnë fëmijët e tyre”, njoftojnë nga Qendra Shëndetësore.

SHARE